Fushës së stadiumit “Ferki Aliu” po i instalohet sistemi automatik i ujitjes

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Klubi i futbollit Vushtrria ka njoftuar se fushës së stadiumit “Ferki Aliu” po i instalohet sistemi automatik i ujitjes.

Sipas FC Vushtrria, me këtë sistem bari i fushës do të ketë trajtim profesional dhe do të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit, njofton Klan Kosova.

“Ky sistem i ujitjes është automatik dhe aktivizohet sipas programimit. Me këtë sistem bari i fushës do të ketë trajtim profesional dhe do të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit”.

“FC Vushtrria falënderon Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë investim në stadiumin tonë”.

Të ngjashme