Futbolli i femrave në Kinë po vuan për njohje

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Gjyshja e saj kurrë nuk donte që ajo të luante futboll, kështu që babai i 11-vjeçares Liu Chang e dërgonte në stërvitje fshehurazi. Kina është kualifikuar për Kampionatin Botëror të femrave që mbahet muajin tjetër në Francë.

Për Kinën kjo është hera e shtatë që do të marrë pjesë në tetë edicionet e kësaj ngjarjeje. Është një rekord që ekipi i meshkujve i Kinës mund vetëm ta ëndërrojë, transmeton Koha Ditore.

Por, pavarësisht kësaj, futbolli i femrave në Kinë po vuan për njohje. Futbolli i femrave në këtë shtet është tërësisht nën hijen e atij të meshkujve, pavarësisht sukseseve dhe rekordeve që i kanë futbollistet.

“Kina ka shumë femra, por të gjitha nuk luajnë futboll”, thotë Qian Hui, i cila është përgjegjëse për zhvillimin e futbollisteve në Shanghai. “Mendoj se vajzat që i përzgjedh nuk janë më të mirat, pasi të mirat nuk duan gjithmonë të përzgjidhen. Ato nuk lejohen nga familja, por gjithashtu ankohen se edhe futbolli i femrave nuk ka popullaritet në vendin tonë”.

Qian pothuajse për çdo javë viziton shkolla fillore për të gjetur talente të reja. Ajo është e specializuar në futbollin e femrave dhe së fundi ka gjetur Liu Changun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme