Futbolli italian në zi, Davide Astori gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 12:22 | Nga

Futbolli italian dhe klubi i Fiorentinës kanë marrë një lajm të zi mëngjesin e ditë së diel.

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia tregojnë se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori ka ndërruar jetë.

Klubi vjollcë kishte udhëtuar drejt Udineses për ta zhvilluar ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.

Por sipas asaj që ka shkruar Corriere Dello Sport, Astori ka vdekur në dhomën e hotelit ku po qëndronte skuadra e Fiorentinës para ndeshjes.

Arsyejet ende nuk janë bërë të ditura, por besohet se pas një arresti kardiak.

Klubi i Fiorentinës ende nuk ka dalë me asnjë konfirmim apo sqarim rreth ngjarjes së ndodhur.

31-vjeçari ka qenë pjesë e Fiorentinës që nga vitit 2015.

Ai më parë ka luajtur edhe për skuadrat tjera italiane si Roma, Milan dhe Cagliari.

Astori ka pasur 14 paraqitje me Kombëtaren e Italisë ndërsa ka shënuar një gol.

Të ngjashme