Futbolli kosovar rikthehet sot me derbi

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Prishtina – Drita do të jetë dueli kryesor i së tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll

Futbolli kosovar rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Dhe, kjo garë do ta sjellë një derbi të madh, shkruan Gazeta Express.

Në kuadër të së tetës së finales sot në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballen Prishtina me Dritën.

Këto skuadra u ballafaquan edhe muajin e kaluar në Antalya të Turqisë, ku prishtinasit e fituan lojën dhe me këtë rast edhe trofeun e Superkupës së Kosovës.

Një tjetër ballafaqim interesant i kësaj faze është edhe ai ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, që do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Dueli i tretë i sotëm do të jetë ai në mes të Drenicës dhe Ulpianës, ndeshje kjo që do të luhet në Drenas në stadiumin me bari sintetik.

Të mërkurën dhe të enjten do të luhen ndeshjet tjera të së tetës së finales, të cilat fillojnë në orën 13:00.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron pjesëmarrjen në Europa League.

Për këtë arsye, në sezonet e fundit ky trofe është bërë edhe më i çmueshëm dhe më i rëndësishëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme