Futbolli në Itali mbetet i suspenduar deri më 14 qershor

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se futbolli në Itali, duke përfshirë Serie A, do të mbetet i suspenduar deri më 14 qershor.

Skuadrat italiane kanë nisur me stërvitje grupore të hënën, ndërsa është shpresuar se ndeshjet do të vazhdojnë më 13 qershor.

Por Federata italiane përmes një komunikate të lëshuar të hënën mbrëma, ka njoftuar se është në linjë me dekretin e nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte, për suspendim të ngjarjeve sportive dhe garave deri më 14 qershor.

Kjo nënkupton se Serie A nuk do të mund të vazhdojë të paktën deri më 15 qershor.

Kryeministri italian ka nënshkruar dekretin që thotë se ngjarjet sportive dhe garat e të gjitha llojeve dhe disiplinave, janë suspenduar, në hapësira publike apo private, deri më 14 qershor.

Të ngjashme