Futbolli në Maqedoni sundohet nga shqiptarët

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 08:56 | Nga

Festë të madhe bëri të dielën e kaluar Shkëndija e Tetovës. Skuadra më e suksesshme shqiptare në Maqedoni festoi titullin e dytë në historinë e saj 39-vjeçare.

Suksesi bëhet edhe më i madh kur shikohet mënyra se si skuadra tetovare erdhi te titulli. E fitoi atë shtatë xhiro pa përfunduar edicioni 2017/2018 dhe aktualisht ka 26 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Vardari, por kjo epërsi e pikëve mund të rritet deri në fund, shkruan sot Koha Ditore.

Vardari është bindshëm skuadra më e mirë në Maqedoni, por këtë edicion mbeti tërësisht në hije të ekipit shqiptar.

Titulli duket i fituar lehtë, por në kampin tetovar thonë se kanë derdhur shumë mund e djersë.

“Shkëndija jo kampionatin, por për të fituar një ndeshje të thjeshtë duhet të japë dy herë më shumë se të tjerët. Rivaliteti është i madh dhe kundër Shkëndijës gjithmonë të tjerët japin 200-përqindëshin për të na thyer. Publikisht asnjëherë nuk deklarohet një gjë e tillë, por në realitet nuk është e vështirë për ta vërejtur këtë dallim”, thotë presidenti i klubit Shkëndija, Visar Bexheti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme