Futbolli në vitin 2019 nën dominimin e plotë të anglezëve

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

2019-ta ishte vit i dominimit të skuadrave angleze në futbollin botëror.

Tre finale angleze: Në Champions League, Europa League dhe Superkupën e Evropës, vulosën qartë mbretërimin e ekipeve nga ishulli i vjetër.

Finalja e Champions League, u luajt në mes të Liverpool dhe Tottenham.

“The Reds” e “rrëmbyen” titull më të lakmuar të futbollit në kontinentin e vjetër, me fitoren prej 2 me 0, me golat e Mohamad Salah dhe Divock Origi.

Nuk pati ekipe finaliste të shteteve tjera as në Europa League.

Këtu u përballën Chelsea dhe Arsenal.

Pjesë e Arsenalit ishin edhe dy lojtarët shqiptarë, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

“Blutë”, e fituan me rezultat 4 me 1,  Olivier Giroud, Pedro Rodriguez dhe Eden Hazard dy herë.

Për “Topçinjtë”, golin e nderit e shënoi Alex Iwobi.

Erdhi radha që Liverpool dhe Chelsea në mes tyre ta diskutojnë çështjen e Superkupës.

Koha e rregullt përfundoi 2 me 2.

Sadio Mane i realizoi dy gola për Liverpoolin, kurse për Chelsean shënuan Olivier Giroud e Jorginho në 120 minuta lojë.

E fituesi u përcaktua nga penalltitë.

Liverpooli megjithatë nuk u ndal me kaq. Të kuqtë triumfuan edhe në Botërorin e Klubeve pasi e mposhtën Flamengon në finale me rezultat 1:0.

Fitoren ekipit të Xherdan Shaqirit ia siguroi Roberto Firmino, i cili shënoi në minutën e fundit të takimit.

Kjo ishte hera e parë në histori që Liverpooli shpallet kampion i botës.

Të ngjashme