Futbolli rikthehet në Itali me ndeshjet e Kupës me 27 maj?

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Për më shumë se një muaj, e gjithë bota është paralizuar për shkak të pandemisë koronavirus.

Natyrisht, është prekur edhe futbolli që vazhdon të mos luhet që nga ditët e para të marsit.

Ka pasur zëra shumë nëse duhet të rinis sezoni në gjitha ligat evropiane, pas virusit vdekjeprurës që ka marrë deri më tani mbi 130 mijë jetë nëpër botë.

Sido që të jetë, Italia do të jetë e bllokuar deri me 4 maj, me shpresën që më pas dalëngadalë do të nisë të rikthehet jeta normale.

Kështu, tani mediat në Itali raportojnë se futbolli mund të rikthehet me 27 ose 28 maj me ndeshjet e Kupës së Italisë, derisa pak ditë më vonë rinis edhe Serie A.

Ndeshjet e para të Kupës janë kryer tashmë, Milan 1-1 Juventus dhe Inter 0-1 Napoli.

Të ngjashme