Futbolli spanjoll ka president të ri

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 10:14 | Nga

Fitorja e Rubiales është bazuar në votat që vijnë nga lojtarët profesionistë, ndërsa raportohet se, ardhja e këtij presidenti do të sjellë ndryshime në sistemin e arbitrazhit në La Liga.

Luis Rubiales është presidenti i ri i Federatës spanjolle të Futbollit, dhe do të zëvëndësojë Angel Maria Villar, pasi fitoi me vota në procesin e zhvilluar ndaj rivalit të tij Juan Larrea.

Fitorja e Rubiales është bazuar në votat që vijnë nga lojtarët profesionistë, ndërsa raportohet se, ardhja e këtij presidenti do të sjellë ndryshime në sistemin e arbitrazhit në La Liga.

Ai do të kryejë gjithashtu një auditim për të ditur saktësisht gjendjen ekonomike të federatës.

Rubiales mori shumicën e votave në Asamblenë e Përgjithshme, që u thirr pas largimit të Angel Maria Villar, me vendim gjykate për shkeljen e rregullave.

Kështu, futbolli spanjoll ka një president të ri pas diktatit të Villar, që drejtonte federatën prej korrikut të vitit 1988, plot 3 dekada me radhë.

Procesi i votimit zgjati thuajse dy orë dhe të vetmit anëtarë të asamblesë që nuk ishin të pranishëm në zgjedhje ishin futbollistët Iago Aspas dhe Pedro León

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme