Futbollistët e Kosovës befasohen me muzikë klasike para ndeshjes

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 15:34 | Nga

Futbollistët e përfaqësuese së Kosovës, janë “detyruar” të përcjellin një koncert të muzikës klasike para takimit me Islandën.

Mirëpo, e gjithë situata ishte një inskenim.

Gjatë koncertit ata janë befasuar, pasi që e gjithë salla kanë ndryshuar rrjedhën e koncertit duke shfaqur përkrahjen për futbollistët dhe shndërruar atë në një pjesë të stadiumit.

Kjo surprizë u mundësua nga Banka TEB Sh.A. dhe Federata e futbollit e Kosovës, të cilët kanë incizuar për herë të parë një video befasi për futbollistët e përfaqësueses me një angazhim prej më se 300 personave.

Kosova dhe Islanda do të takohen sonte në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’ në ora 20:45.

TEB Sh.A. gjithmonë në përkrahje të Kosovës. Banka TEB Sh.A. dhe Federata e futbollit e Kosovës kanë incizuar për herë të parë një video befasi për futbollistët e përfaqësueses me një angazhim prej mëse 300 personave. Për herë të parë në Kosovë është organizuar një befasi me mesazh përkrahje, ku kanë qenë të angazhuar më shumë se 300 persona. Banka TEB Sh.A. sponsor i përfaqësueses së Kosovës në futboll ka gjetur përkrahjen e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) dhe tifozëve që futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Islandën të ju përgatisin një befasi. Organizimet kanë marrë rreth një muaj kohë, ndërsa në të janë angazhuar tifoz të vërtetë, muzicient e kengëtar profesionist, njerëz të profileve të ndryshme dhe staf i Bankës. Futbollistët në ditën e tyre të parë të grumbullimit janë urdhëruar nga trajneri, Albert Bunjaki të përcjellin një koncert të muzikës klasike në Prishtinë. Gjatë koncertit ata janë befasuar, pasi që e gjithë salla kanë ndryshuar rrjedhën e koncertit duke shfaqur përkrahjen për futbollistët dhe shndërruar atë në një pjesë të stadiumit. Video është inspiruar nga video reklama të tilla të befasisë dhe sidomos nga ajo e klubit të basketbollit, Anadolu Efes. Për më shumë ju ftojmë të vizitoni faqen tonë në rrjetin social Facebook, TEB ShA për të ndarë me miqtë e tuaj këtë video befasi. TEB Sh.A. Bankë për një botë në lëvizje.

Posted by TEB ShA on Friday, March 24, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme