Futbollistët e Kosovës janë bërë pjesë e fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë”

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Federate e Futbollit të Kosovës, së bashku me futbollistët e skuadrës së parë, janë bërë pjesë e fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë“ të organizatës “Action for Health”, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin te Fëmijët.

Të prirë nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, futbollistët e Kosovës kanë vizituar kanë vizituar fëmijët e kësaj organizate me ftesën e kryetares Nezaqete Rukovci.

“Me këtë rast, sot, presidenti Agim Ademi, në shoqëri të drejtorit të Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe futbollistëve Samir Ujkani, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Milot Rashica si dhe kreut të grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, e kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, me ç‘rast kanë bërë shpërndarjen e fanellave, topave dhe shalleve të kombëtares për fëmijët që janë të shtrirë në këtë klinikë për mjekim”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të ngjashme