Futbollistët më të vlefshëm në botë – Mbappe i pari, Messi i 21-ti, Ronaldo i 70-ti

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Mbappe është futbollisti më i vlefshëm në botë me Sterlingun që renditet pas tij, dhe Sancho në vendin e tretë. Befasia është Messi, që sipas CIES renditet vetëm i 21-ti, derisa Ronaldo ka rënë shumë shumë poshtë, i 70-ti.

CIES (Qendra Ndërkombëtare e Studimit të Sportit), ka realizuar një studim të gjerë rreth futbollistëve dhe vlerës së tyre, pas pandemisë së koronavirusit.

CIES e ka zgjedhur talentin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, si futbollistin më të vlefshëm në botë, i cili vlerësohet 259.2 milionë euro.

Podiumin e plotësojnë sulmuesi i Manchester City, Rahem Steerling, që kap vlerën 194.7 milionë euro dhe ai i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho me 179.1 milionë euro.

Befasia janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

32-vjeçari i Barcelonës renditet vetëm i 21-ti, ai vlerësohet nga CIES me 100.1 milionë euro, derisa ai i Juventusit 62.8 milionë euro.

Mbappe është futbollisti i vetëm që kap shifrën e mbi 200 milionë eurove. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme