Futbollistët myslimanë festojnë ardhjen e Ramazanit

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

E diela shënoi fillimin e Ramazanit, ku myslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës dhe disa futbollistë myslimanë që praktikojnë fenë islame e kanë festuar ardhjen e muajit të shenjtë.

Achraf Hakimi, Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi janë tre lojtarët që luajnë në skuadra të mëdha, që praktikojnë agjërimin.

Ata kanë publikuar në rrjetet sociale gëzimin e tyre për ardhjen e Ramazanit, përcjell lajmi.net.

‘’Urime Ramazani, duke u uruar të gjithë vëllezërve dhe motrave të mia myslimane paqe dhe harmoni gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit”, shkroi Mustafi.

Mesut Özil@MesutOzil1088

??
❤

#RamadanMubarak to all my Muslim brothers & sisters! #RamadanKareem73.8K1:02 PM – May 6, 201917.8K people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Ndryshe, muaji i Ramazanit shpeshherë ka qenë gjatë kohës kur u luajtën turne ndërkombëtarë, por lojtarët vazhduan të agjëronin, vetëm ndryshuan qasjen ndaj stërvitjeve dhe përshtatshmërisë. 

Të ngjashme