Futbollistët nga Superliga lënë derën hapur te Përfaqësuesja

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Një ndeshje e humbur, por që ka një fitore të vogël përbrenda saj. Kosova të dielën humbi ndeshjen miqësore me Suedinë (0:1) të zhvilluar në Doha të Katarit, mirëpo loja që u tregua nga “dardanët”, sidomos ata që vijnë nga kampionati kosovar la përshtypje të mirë.

Vlerësimi i përgjithshëm është se debutuesit kaluan testin, mirëpo ka ende rrugë për të mbërritur në Përfaqësuesen A.

Kosova u paraqit me pak lojtarë që i fton rregullisht, ishin vetëm katër, kurse vetëm një që luan vazhdimisht – Fidan Aliti. Të tjerët ishin nga kampionati i Kosovës, kryesisht të ftuar për herë të parë dhe disa lojtarë që luajnë në ligat skandinave të ftuar rrallë apo fare, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Afrim Tovërlani ka vlerësuar se një pjesë e futbollistëve të Superligës së Kosovës kanë arsyetuar ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes. Pas kësaj ndeshjeje, sipas tij, gjërat janë të qarta: Challandes e di çfarë të presë nga lojtarët e Superligës dhe këta të fundit e dinë çfarë duhet për t’u bërë pjesë e Përfaqësueses, atëherë kur mblidhen më të mirët.

Ndeshja u zhvillua në një kohë që nuk ishte termin i lirë nga FIFA për aktivitete të përfaqësueseve, andaj as Kosova e as Suedia nuk mblodhën më të mirët, pasi kanë obligime me klubet e tyre nëpër Evropë. Mirëpo ishte rast i mirë për lojtarët që synojnë përfaqësuesen në të ardhmen.

Përzgjedhësi Challandes për grumbullimin në Doha (8-12 janar), ftoi 13 futbollistë të Superligës së Kosovës. Prej tyre shtatë u inkuadruan në lojë derisa katër të tjerë, Challandes nuk iu dha rastin.

Të ngjashme