Futbollistët nuk pritet të kenë pushim të verës

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Premier Leagues së Anglisë në futboll mund të shfrytëzojnë ndërprerjen aktuale për të zëvendësuar pushimin kryesor në verë, që bëhet në mes të dy edicioneve.

BBC ka shkruar të shtunën se klubet elitare të Anglisë po e shqyrtojnë mundësinë që t’iu thonë lojtarëve të trajtojnë ndërprerjen aktuale si zëvendësim për pushimet tradicionale verore.

“Lojtarëve mund t’iu thuhet që të bëjnë pushim të plotë tani dhe që më pas të kenë një fazë të shkurtër përgatitore para se Premier League të vazhdojë”, ka shkruar BBC.

Synimi është që kampionati anglez të vazhdojë më 30 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme