Futbollistët rusë kanë përdorur amoniak në Botëror

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 09:16 | Nga

Përfaqësuesja e Rusisë është akuzuar se ka përdorur amoniak për të rritur kapacitetin e mushkërive gjatë ndeshjeve të botërorit “Rusia 2018”.

Në veçanti, thuhet se rusët amoniakun e kanë përdorur në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Spanjës, të cilën e fituan pas penalltive dhe në ndeshjen çerekfinale ndaj Kroacisë, të cilën e humbën pas penalltive.

Akuzat në lidhje me këtë janë bërë nga gazeta gjermane “Bild”, kurse thuhet se janë konfirmuar edhe nga mjeku i ekipit të Rusisë, shkruan Koha Ditore.

Mjeku Eduard Bezuglov ka thënë se futbollistët e Rusisë kanë nuhatur amoniakun para ndeshjeve, gjë që ndihmon dukshëm në frymëmarrje dhe nuk konsiderohet si doping.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme