“Futbollistët zezakë duhet të largohen nga Italia”

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Chelseat Demba Ba ka thënë se të gjithë lojtarët zezakë duhet të largohen nga Italia pas polemikave të fundit për racizëm.

Fansat e Cagliarit e fyen në baza racore sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, në fundjavë në një ndeshje të Serisë A, diçka që ishte vazhdimësi e incidenteve të shëmtuara në stadiumet e Italisë.

Kjo më pas u vazhdua nga ultrasët e Interit që mbrojtën rivalët nga Cagliari duke iu drejtuar Lukakus me letër të hapur se thirrjet “majmun” s’kishin të bënin me racizëm.

“Kjo është arsyeja pse kam vendosur të mos luaj aty kur mundja”, ka shkruar Ba në Twitter pasi publikoi njoftimin e tifozëve të Interit. “Dhe në këtë pikë shpresoj të gjithë futbollistët zezakë të largohen nga kjo ligë”.

34-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Beshiktashin, Shanghain, Newcastlen e Hoffenheimin, por kurrë në Itali./Kohanet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme