Futbollisti 14-vjeçar vritet nga një plumb qorr

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Jaylon McKenzie, një futbollist 14-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u vra këtë fundjavë, gjatë kohës sa po largohej nga një festë në një shtëpi.

Nëna e Jaylonit, Sukeena Gunner, tha se djali i saj kishte shkuar për një festë në Venice të Illinois, ku kishte filluar një përleshje. Ai kishte tentuar të largohej nga aty pasi kishte filluar sherri, por një plumb qorre goditi atë, transmeton Gazeta Express.

Jaylor ishte në klasë të tetë dhe luante futboll amerikan. Ai u kishte bërë aq shumë përshtypjeve klubeve të kolegjeve saqë kishte filluar të merrte oferta qysh tani, përkundër që ishte ende shumë i ri.

“Ai nuk fliste shumë, por ai i tërhiqte njerëzit me buzëqeshjen dhe personalitetin e tij. Zemra ime e kishte një të ardhme të ndritur. Jeta e tij përfundoi në mënyrë të pakuptimtë, për shkak të dikujt që s’e kupton rëndësinë e jetës. Vetëm lutuni për të, kjo është e gjitha që mund ta kërkoj tani”, ka thënë nëna e 14-vjeçarit.

Rreth 23:40, Policia Shtetërore e Illinois kishte marrë telefonatë për përleshjen që po ndodhte dhe kur ata kishin arritur në vendin e ngjarjes, dy adoleshentë veçse ishin goditur nga plumbat. Jaylon vdiq nga lëndimet në spital, ndërsa viktima tjetër, një vajzë 15-vjeçare, është në në gjendje të rëndë.

Edhe pse Jaylon s’ishte ende në shkollë të mesme, ai kishte qenë në qendër të vëmendjes në SHBA për shkak të paraqitjeve të tij dhe në nëntor të vitit të kaluar, Sports Illustrated e kishte  publikuar një artikull të veçantë për të. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme