Futbollisti 9-vjeçar siguron një kontratë të majme sponsorizimi

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:23 | Nga

Të kesh futbollistët më të mirë në botë nuk të mjaftojnë vetëm paratë, por duhet më parë që dikush ti zbulojë ata. Në Amerikën Latine një gjë e tillë nis që në mosha të vogla, me adoleshentë, madje edhe me fëmijë që janë ende në fazën e zhvillimit.

Dhe lajme të çuditshme vijnë herë pas herë, kur agjentë, klube dhe sponsorë të ndryshëm gjurmojnë pasardhësit e Neymar, Messi e Cristiano Ronaldo. Lajmi më i fundit vjen Brazili, ku një firmë e njohur e veshjeve sportive ka firmosur kontratë sponsorizimi për një fëmijë 9 vjeç. Kontrata është për 6 vjet, me shpresën se ai do të bëhet një prej talenteve më të mëdhenj të botës. David Nogueira Carmo është pjesë e skuadrës së Santos, në futbollin me 5 vetë dhe është zyrtarisht futbollisti më i ri që merr një sponsorizim.

Në Brazil mendojnë se David është një yll premtues i së ardhmes dhe këtë e thonë edhe statistikat, kur në 43 ndeshje ai ka shënuar 56 gola. Firma e njohur e veshjeve Puma ka marrë përsipër sponsorizimin e tij për 6 vjet dhe ka thyer edhe rekordin që kishte Nike, kur firmosi me 11 vjeçarin Rodrygo. David ka lënë pas edhe Neymar, sponsorizimi i të cilit nisi kur ishte 12 vjeç.

David po kërkohet që tani nga disa skuadra. Palmeiras i ka ofruar shumë privilegje familjes, që të transferohet në San Paolo, ndërkohë që Santos nga ana e saj ka përgatitur një plan shumë të mirë për një karrierë të shkëlqyer, e ngjashme me atë të Neymar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme