Futbollisti i Feronikelit: Nëse UÇK-ja është ndërmarrje kriminale, atëherë të gjithë jemi kriminelë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Sot dy udhëheqësit e mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi kanë dal para gjykatës Speciale në Hagë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe pastërtisë së UÇK-së.

Megjithatë, ajo që ra në sy gjatë seancës së mbajtur ndaj Ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi ishte ajo që prokurori, UÇK-në e cilësoi si një ndërmarrje e organizuar kriminale, gjë e cila ka ngjallur reagime të ashpra.

Njëri nga ta që ka reaguar është edhe futbollisti i Feronikelit, Viktor Kuka.

“Nëse UÇK-në na e quajnë ndërmarrje e organizuar kriminale atëherë duhet që sot në sy të botës të tregojmë që të gjithë jemi pjesë e saj dhe të gjithë jemi “kriminela””, ka shkruar Kuka.

Të ngjashme