Futbollisti i Frankfurtit “nokauton” trajnerin kundërshtar

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Freiburg ka mposhtur me rezultatin 1-0, Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e Bundesligës.

Megjithatë ajo që po diskutohet pas kësaj ndeshje, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur në minutat e fundit.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, lojtari i ekipit mik David Abraham, në përpjekje për të marrë topin, goditi trajnerin e Freiburgut, duke e përplasur këtë të fundit në tokë.

Menjëherë pas kësaj reaguan lojtarët vendas që ishin në stolin e rezervave, duke nisur edhe një sherr mes tyre.

Pas këtij episodi arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Abrahamin, i cili tashmë pritet të marrë edhe një dënim nga federata.

Të ngjashme