Futbollisti i Gjibraltarit e bëri të lumtur tifozen kosovare me këtë veprim

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Gjibraltarit, Brad Power e ka bërë një gjest mjaft të mirë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kosovës mbrëmë.

Në fakt, Power, me të përfunduar ndeshja ia ndreqi natën një tifozeje kosovare, të cilës ia dhuroi fanellën e tij.

Ky veprim i tij është përshëndetur nga Federata e Futbollit të Gjibraltarit.

Kujtojmë se Kosova e mposhti Kombëtaren e Gjibraltarit me rezultati minimal 1:0 para shikueseve ‘Dardan’.

Ndërkaq ndeshjen e radhës për kualifikim në Euro 2020, Kosova e zhvillon kundër Malit të Zi me 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme