Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati bëhet baba për herë të parë

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati është bërë baba për herë të parë.

Kjo është bërë e ditur në një postim në “Instagram” nga e dashura e tij, Angela Simac.

Modelja kroate ka ndarë një fotografi ku ka mbuluar fytyrën e foshnjës duke treguar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Edhe pse kam lindur me prerje cezariane, dhimbja është minimale”, ka thënë ajo duke mos zbuluar më shumë rreth gjinisë së foshnjës.

Çifti duhet theksuar se po shijojnë një lidhje dashurie prej më shumë se një vit, meqenëse Kastrati jeton dhe Kroaci.

Ndërkohë, futbollisti nga Kamenica momentalisht luan për Legia Varshava.

Të ngjashme