Futbollisti i Shqipërisë në karantinë, dyshohet për Coronavirus

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Atalanta e Berat Gjimshitit është futur në karantinë, pas lajmit të së dielës së pesë anëtarë të skuadrës së Valencias, përfshirë tre futbollistë, kanë koronavirus. Atalanta u ballafaqua me Valencian të martën në Ligën e Kampionëve.

Atalanta ndodhet në Bergamo, në qendër të pandemisë koronavirus në Itali, por ka vendosur të vetëizolohet vetëm pasi Valencia njoftoi se tre futbollistë dhe dy anëtarë të stafit të saj kanë dalë pozitiv me sëmundjen ngjitëse, e njohur si COVID-19, transmeton Gazeta Express.

Klubi nga Serie A, që shkroi historinë e vet duke e arritur çerekfinalen në Champions me yllin e Kombëtares shqiptare Gjimshiti në qendër të mbrojtës, pritej t’i riniste stërvitjet nga e hëna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme