Futbollisti i zhvilluar në Angli bën karrierë në Bullgari dhe shpreson të luajë për Kosovën

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Kundër Bullgarisë, Kosova e luan ndeshjen e parë në eliminatoret për “Euro 2020” në futboll. Me Anglinë, Kosova i luan ndeshjet më të mëdha në këtë cikël eliminator, që zhvillohet gjatë 2019-s. Dhe nëse merren për bazë të dy vendet, atëherë askush si Flo (Florent) Bojaj nuk është i “lidhur” me to.

Bojaj, sulmuesi 22-vjeçar, është zhvilluar si futbollist në Angli, ndërsa aktualisht po bën karrierë të suksesshme në futbollin bullgar, shkruan sot Koha Ditore.

Bojaj ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë, ndërsa më herët ka shprehur dëshirën që një ditë të luajë për Kosovën. Nuk ka ndonjë shenjë që ai do të ftohet së shpejti, por dyert e përfaqësueses vlerësohen të hapura për të gjithë lojtarët që paraqiten me sukses në nivel të lartë të futbollit. Pra janë të hapura edhe për Bojajn, që të paktën në Bullgari po vlerësohet.

Bojaj këtë edicion po luan për skuadrën Etar nga Veliko Tarnovo, ndërsa për trajner e ka ish-futbollistin e njohur bullgar, Krasimir Balakov. Ai ka realizuar tre gola e katër asistime në 19 paraqitje kampionale. Në pjesën e parë të vitit të kaluar luajti për Pirin Blagoevgradin, ndërsa realizoi pesë gola në 14 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme