Futbollisti i njohur i Milanit vjen për teste mjekësore në Juventus

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 13:55 | Nga
Mattia De Sciglio do të largohet nga Milani duke u transferuar në Juventus.
Mattia De Sciglio është i gatshëm të bëhet futbollist i Juventusit.

Mbrojtësi i Milanit është larguar nga skuadra në Kinë duke u përshëndetur me futbollistët dhe është nisur me fluturim për në Itali.

Mediat italiane raportojnë se De Sciglio do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Juventus gjatë ditës së mërkurë.

Për transferimin e tij, Juventus do të paguajë 12 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme