Futbollisti rrëfen për jetën pas infektimit me Coronavirus

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Samdorias, Bartosz Bereszynski, ka zbuluar se si ishte për të të jetonte gjatë kohës sa ishte i infektuar me virusin Covid-19, duke zbuluar kështu detaje nga përvoja e tij, që nga ethet e deri te shqetësimet për më të dashurit e tij.

Bartosz Bereszynski ishte në mesin e futbollistëve të Sampdorias që dolën pozitivë në testin për koronavirus, mirëpo polaku që nga atëherë ka marrë lajmin e mirë që është shëruar, njëjtë si bashkëlojtarët e tij.

“E prisja të ndodhte, të them të vërtetën”, ka thënë ai për Canal+.

“Edhe para se të infektohesha me virus, një bashkëlojtar më tha se ai e kishte pasur dhe 2-3 lojtarë të tjerë po përjetonin ethe të mëdha”.

“Unë gjithashtu i kisha ato probleme. Kur zbulon që ke diçka të këtillë, kjo të godet në njëfarë mënyrë. Unë menjëherë fillova të shqetësohem për të afërmit e mi”.

“Kjo është arsyeja edhe pse i kemi limituar kontaktet tona në maksimum. U tha që ata që infektohen po përjetojnë edhe probleme në frymëmarrje, por për fat të mirë kjo nuk më ndodhi mua”.

“Unë ndihesha i lodhur në dy javët e para, por është normale pasi që trupi yt dobësohet nga sëmundja”.

“Të hënën unë vrapova shtatë kilometra në gjysmë ore, kështu që mendoj se po ec mirë drejt seancës së parë stërvitore”.

“Nuk kam vërejtur ndonjë pasojë që më ka mbetur nga virusi”.

Të ngjashme