Futbollisti shqiptar shënon në fund të ndeshjes dhe e shpëton Sandhausenin

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Sandhausen ka rrëmbyer një pikë të artë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Paderbornin.

Vendasit për këtë duhet ta falenderojnë futbollistin shqiptar, Bashkim Ajdini.

Në minutat shtesë të ndeshjes, para se gjyqtari të sinjalizojë përfundimin e takimit, 28-vjecari doli në skenë për të shënuar golin e barazimit dhe të një pike, pasi vendasit po humbisnin 0-1.

Sandhausen po kalon një sezon të vështirë, pasi gjendën në pozitën e 17, por kjo pikë do t’i ndihmojë ata për të rifituar besimin.

Të ngjashme