Futbollisti slloven i çmend serbët me veprim provokues pas lojës

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, e zhvilluar mbrëmë në Lubjanë, ka qenë e zjarrtë.

Ky duel përfundoi baras, 2:2, por pas përfundimit të tij u panë skena të pahijshme.

Jasmin Kurtiq u është përgjigjur tifozëve serbë, që i vërshëllenin atë me shokë, shkruan “Gazeta Express”.

Futbolli slloven i ka çmendur ata me një veprim provokues, me ç’rast e kapi organin gjenital.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa ai po konsiderohet si një hero në Slloveni, e një i urryer në Serbi.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin 4 në Ligën B.

Aktualisht, Sllovenia është e fundit në tabelë me 2 pikë, kurse Serbia e dyta me 7. 

Të ngjashme