Futbollistja 42 vjeçare vazhdon kontratën edhe për një vit

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Mesfushorja braziliane, Formiga, ka vazhduar kontratën edhe për një vit me klubin e madh francez, Paris Saint-Germain.

42-vjeçarja shpreson të përfundoj karrierën e saj me paraqitjen e shtatë në Lojërat Olimpike. Lojërat e Tokios janë shtyrë për vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo mbanë rekordin për më së shumti paraqitje për Brazilin. Ka 198 ndeshje me përfaqësuese, ndërsa është futbollistja e parë që është paraqitur në shtatë kampionate botërore.

Formiga i është bashkuar klubit francez nga Sao Jose e Brazilit në vitin 2017.

PSG ishte në vend të dytë, me tri pikë më pak se Lyoni, kur u pezullua kampionati francez në mars. Në prill ishte bërë e ditur se stinori në Francë ka përfunduar dhe se ndeshje të futbollit nuk do të luhen deri në shtator.

Të ngjashme