Futbollistja kosovare flet për shortin e Kupës së Botës: Kemi tre kundërshtare të forta, por s’kemi frikë

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Në Nyon të Zvicrës më 30 prill është tërhequr shorti për kualifikimet e Kupës së Botës “Zelanda e Re – Australia 2023” për Kombëtaret e femrave.

51 ekipet pjesëmarrëse në këto kualifikime janë ndarë në 9 grupe, gjashtë grupe me nga 6 ekipe dhe tri grupe me nga 5 ekipe.

Kosova u përfshi në grupin F, ku bënë pjesë edhe Shqipëria, ndërkaq pjesë e këtij grupi janë edhe Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

Për këto ndeshje, IndeksOnline ka kontaktuar me një nga futbollistet më të mira të ‘Dardaneve’, Erëleta Memeti.

Futbollistja e klubit gjerman, SC Freiburg mendon se tre ekipet më të forta në këtë grup janë: Belgjika, Norvegjia dhe Polonia.

“Me Belgjikën, Norvegjinë dhe Poloninë kemi 3 skuadra që janë shumë me përvojë. Ato kanë shumë lojtarë nga ligat profesionale në të gjithë Europën. Janë të tre ndeshjet shumë të vështira, por ne kemi respekt, por asnjëherë frikë. Ne do e tregojmë më të mirën nga ana jonë.”, ka thënë për IndeksOnline futbollistja kosovare

Në këtë short, Kosova do të luaj edhe kundër Kombëtares së Shqipërisë. Këtë, Erëleta s’e ka dashur, por e pranon se ky është sport dhe duhet të merren gjërat me profesionalizëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme