Gabigol: Dua të qëndroj te Interi

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 09:18 | Nga

Sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa, ka folur për situatën e krijuar te zikaltrit dhe me këtë rast ka thënë se nuk do të kthehet te Santos.

Braziliani shpreson të qëndron te klubi nga Milano pasi beson se do të ketë më shumë minuta në fushë dhe kështu do të tregon kualitet e tij.

“Jam këtu që tre muaj, jam përshtatur me qytetin dhe skuadrën. Jam shumë i lumtur te Interi dhe shpresoj të luaj më shumë”.

“Po stërvitem çdo ditë për t’u përmirësuar, e di që duhet të kem durim. E keni parë edhe në ndeshjen e fundit se mund të bëjë mirë në fushë, plani A është të qëndroj te Interi dhe të shpërthej ashtu siç bëra te Santos”.

“Kam mësuar shumë këtu dhe shpërthimi im mendoj se është çështje kohe. Asnjë lojtar që transferohet te një klub i ri nuk luan menjëherë titullar. Shpresoj të bëjë mirë në gjysmën e dytë të sezonit”, ka thënë Gabigol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme