“Gabim i patolerueshëm”, Macron kërkon falje për ngatërrimin e himnit shqiptar

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një nga incidentet që bëri bujë në mbarë mediat europiane e jo vetëm, ishte padyshim ngatërrimi i himnit të Shqipërisë nga Federata Franceze e Futbollit, në ndeshjen Francë-Shqipëri.

Por pas incidentit aspak të këndshëm ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur një gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Ndërsa kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme