Gabimi që nuk do t’i falet kurrë Zidanit

Prishtinë | 11 Nën 2017 | 14:42 | Nga

Manchester Unitedi ofroi 110 milionë euro për Bale gjatë verës, por Zidani refuzoi ofertën e “Djajve të Kuq”.
“Nuk mund të të transferoj, pasi ti nuk po flet”, ishin fjalët e Mourinhos gjatë verës drejtuar Gareth Bale, duke treguar se e dëshiron uellsianin.

Se Manchester United e dëshironte Balen, Mourinho e përsëriti edhe njëherë në finale të Superkupës së Evropës: “Nëse Bale luan në finale, nuk do të hidhemi në sulm, por nëse nuk luan, ne do të tentojmë ta transferojmë”.

AS tani shkruan se Mourinho e kishte shume seriozisht për Bale madje në zyrat e Real Madridit ka shkuar oferta deri në 110 milionë euro, por ishte Zinedine Zidane ai që bllokoi largimin e uellsianit.

“Brenga e Realit, është dashur të shitet Bale për ta transferuar Mbappen”, ky është titulli i AS.

Tashmë veprimi i Zidane po konsiderohet një gabim i madh pasi me parat e përfituar nga shitja e Bale sot në “Santiago Bernabeu” do të ishte një ndër sulmuesit më premtues në botë, Kylian Mbappe, që nuk u transferua në Madrid vetëm për shkak të treshes BBC.

Mbappe më pas u transferua te PSG-ja për 180 milionë euro dhe tashmë po shkëlqen në Francë, ndërsa Bale vazhdon të qëndrojë më shumë në infermieri duke mos i kryer punë Zidanit dhe duket se do të mungojë deri në janar të 2018.

AS raporton se ky është një gabim që nuk mund të falet duke pasur parasysh se Reali edhe vitin e kaluar pjesën më të madhe të sezonit e luajti pa Gareth Bale që qëndroi jashtë fushave për më shumë se pesë muaj dhe shumë lehtë ka mundur të heqë dorë gjatë verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme