Gabon Atletico Madridi

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Real Valladolid e ka ndalur Atletico Madridin në xhiron e tetë në La Liga, duke barazuar 0-0 në “Jose Zorrilla”.

Skuadra e Diego Simeones nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në xhiron e tetë në La Liga, duke barazuar 0-0 në udhëtim me Real Valladolidin.

Atletico u mundua në të gjitha mënyrat që të gjejë golin e tri pikëve, por ishte e pamundur kundër një skuadre shumë mirë të organizuar si Valladolid, që gjithashtu sulmoi portën e Jan Oblak.

Pas këtij barazimi, i treti këtë edicion – Atletico ka pushtuar pozitën e dytë me 15 pikë të grumbulluara, tri më pak se lideri, Real Madridi. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme