Gabon Atletico, rrezikon Championsin

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Espanyol e ka ndalë Atletico Madridin në kuadër të xhiros së 26 në La Liga.

Në “RCDE Stadium”, skuadrat kanë ndarë pikët duke barazuar 1-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, Stefan Savic e dërgoi topin në rrjet në portën e gabuar, duke shënuar autogol në minutën e 24’.

Saul Niguez me një gol shumë të bukur i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 47’.

Deri në fund të besuarit e Diego Simeones u munduan t’i kthejnë gjërat në favor, por rezultati nuk ndryshoi.

Ky barazim, i 11-ti këtë sezon deri më tani, mund t’i kushtojë Atleticos me humbjen e vendit të katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Real Sociedat, me një pikë më pak – gjendet në pozitën e pestë me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe objektivi tani është të fitojë dhe të hyjë në zonën Champions, duke e zbritur Atleticon në Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme