Gabriel do të zgjedh mes Arsenalit dhe Napolit

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Braziliani i shumëkërkuar do të zgjedh në mes të Premier Ligës apo Serie A, pas shumë muajve spekulime për të ardhmen e tij

Mbrojtësi i Lille, Gabriel Magalhaes duket se do të zgjedh në mes të Arsenalit dhe Napolit në 24 orët e ardhshme, sipas presidentit të klubit Gerard Lopez.

22 vjeçari kishte një paraqitje të shkëlqyeshme në Ligue 1 këtë sezon dhe është përfolur për kohë të gjatë për kalim në ndonjë klub elitë në Euopë.

Spekulimet thonin se Arsenali është i bindur që do ta merr ish mbrojtësin e shpresave të Brazilit dhe se ai do të veshë fanellën e Gunners për sezonin e ri 2020-21.

Lopez pret që Grabriel ta merr vendimin shpejt pasi që ka thënë se Lille ka marrë ofertën aq sa ka kërkuar për lojtarin nga dy klub, një ofertë rreth 24 milionë euro.

“Shmë klube e kanë kërkuar. Mendoj se ai duhet të vendos”, ka thënë drejtori i Lille kur është pyetur nga talkSPORT të enjten se a është Arsenali, Napoli apo Manchester United që do të shkojë lojtari.

“Të jem fer, Arsenali ka pasur më se shumti interes për të, por edhe Napoli ka interes të madh për të”.

“Ne i kemi dhënë kohë që ai të mendoj. Ne gjithmonë i kemi thënë, ‘Shiko, nëse ne kemi marrëveshje me dy klube apo tri klube dhe marrëveshjet janë të njëjta atëherë ne nuk do të bëjmë garë për oferta’, kështu që ai të zgjedh, nuk mendoj se do ju them nëse ai do të vendos ndoshta sot apo nesër”.

“Nuk mund të ju them se çfarë zgjedhje ka bërë. Ne i kemi rekomanduar por nuk dua të tregoj publikisht sepse ka njerëz që do të ndihen keq. Ne kemi biseduar se ku duhet të shkoj ai, por në fund të ditës ai bashkë me bashkëpunëtorët e tij e bën zgjedhjen e vet dhe ne e mbështesim atë”.

Lopez ka shtuar që ai nuk dëshiron të “flet për lojtarin” apo për destinacionin e tij të preferuar.

Nëse jo ai, për këtë ka folur shoku i skuadrës së Gabriel në Lile, Jose Fonte ku ka thënë se ai e ka pyetur për jetën në Angli dhe për Premier Ligën.

“Të gjithë ëndërrojnë për të luajtur në Premier Ligë dhe ai ka me ka pyetur për Premier Ligën, për klubet e Premier Ligës dhe unë jam përpjekur që të jap një opinion sa më të mirë për këtë gjë”, ka thënë ish mbrojtësi i Southampton dhe West Ham për talkSPORT dje.

“Shpresoj që ai ta merr vendimin e tij dhe të jetë shumë i suksesshëm dhe nuk dyshoj për këtë”.

Gabriel ka pasur 34 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar për Lille.

Të ngjashme