Gabriel në Arsenal, punë e kryer

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Tanimë është e qartë që Gabriel Magalhaes do të nënshkruar për Arsenalin, Napoli është tërhequr me disa media të cilat tashmë besojnë që mbrojtësi i Lille do të nënshkruajë për Arsenalin sonte

Lille fillimisht kishte pranuar ofertat për transfer të tij nga Napoli, Arsenali madje edhe nga Evertoni për 30 milionë euro plus bonuse

Napoli fillimisht ishte më mirë, por nuk arriti ta transferojë sepse duhej largimi i Kalidou Koulibaly, Arkadiusz Milik apo Nikola Maksimovic.

Derisa këto marrëveshje nuk u kryen, Arsenali përparoj në negociata dhe i përmirësoi kushtet financiare më mirë për Lille dhe për vetë mbrojtësin.

Times, Telefoot dhe disa media të tjera tashmë besojnë se detalet e fundit janë duke u bërë dhe Gabriel pritet që të nënshkruajë për Gunners këtë mbrëmje ose më se largu të dielën.

Ai do të përfitojë një kontratë pesë vjeçare.

Për të pati edhe një tentativë të vonë nga Manchester United, por negociatat me Arsenalin tashmë ishin në fazën përfundimtare. 

Të ngjashme