Gabriele Corbo në radarin e AC Milan

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi italian Gabriele Corbo është vënë në shënjestrën e klubit AC Milan.

Futbollisti 19 vjeçar përfaqësohet nga agjenti Mino Raiola dhe besohet se ky i fundit mund t’ia realizojë qëllimin trajnerit Gennaro Gattuso, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Corbo ka qenë lojtarë i rregullt në skuadrën e Bolonjës dhe ende nuk dihet nëse kjo e fundit është e gatshme që të heq dorë nga ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme