Gafa e Arsenalit, zbulon të ardhmen e Sanchezit

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 16:38 | Nga

Një gabim në faqen zyrtare  të klubit ka bërë që një numër i madh i tifozëve t’i kapë paniku teksa kanë frikë se Alexis Sanchez do të largohet gjatë kësaj vere.

Si pjesë e zbulimit të fanellës së re të Arsenal për sezonin 2017/18, Arsenal i ka dhënë mundësi tifozëve të porosisin që tani fanellën e re e cila zyrtarisht del në shitje më 3 korrik. Mbështetësve gjithashtu u dha mundësia të personalizonin fanellën e porositur duke vendosur emrin e tyre mbi numrin e një prej yjeve të ekipit.

Kur zgjidhej emri i Danny Welbeck, sulmuesi shfaqej si numri 7 i skuadrës, një numër që të gjithë e dinë që i përket Alexis Sanchez që prej korrikut të 2014.

Kjo bëri që tifozët të rifillonin edhe njëherë spekulimet mbi të ardhmen e lojtarit të tyre të preferuar. Klubi londinez e kuptoi shpejt gabimin dhe e ndreqi menjëherë, por jo përpara se të shihej nga një numër i madh tifozësh. Sanchez akoma nuk ka rinovuar kontratën e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Danny Welbeck

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme