Gafa e Neymarit: Uron ekipin e gabuar për triumfin në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Neymari duket se nuk është këndellur aspak nga humbja e hidhur që pësuan në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi brazilian shpërtheu në lot në mbrëmjen e të dielës së kaluar, pasi Bayern Munich fitoi 1-0 ndaj Paris Saint-Germianit në garën më të madhe për klube në Evropë.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kingsley Coman nga një asistim i Joshua Kimmich, që mjaftoi në fund për Bavarezët.

Kur Neymari vendosi të uronte Bayernin në Twitterin e tij për triumfin në Ligën e Kampionëve, ai ia huqi emrin.

Braziliani përfundoi duke uruar Bayer Leverkusenin në rrjetin social: “Humbja është pjesë e sportit, ne tentuam çdo gjë dhe luftuam deri në fund. Faleminderit për mbështetjen nga të gjithë ju dhe URIME për BAYER”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Leverkusenit që e falënderoj sulmuesin brazilian: “Faleminderit Neymar. Nuk e di përse na uruat pasi jam në pushime duke luajtur FIFA, por faleminderit”.

Të ngjashme