Gafa që turpëroi Shqipërinë përballë presidentit të UEFA-s

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ishte i ftuarit special gjatë ndeshjes inauguruese në stadiumin e ri “Air Albania” ku Shqipëria u mposht me rezultatin 2-0 nga Franca.

Pas fushës së dëmtuar, mungesës së ujit në tualete apo edhe radhëve të gjata të krijuara gjatë daljes nga stadiumi, duket se edhe organizatorët e ceremonisë nuk kanë ngelur mbrapa duke bërë gafa të tjera.

Në hapje të ceremonisë, stadiumi i ri shqiptar u inaugurua ndër të tjera dhe me firmën simbolike të Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin, por një gabim i dukshëm u ka shpëtuar organizatorëve.

Firmat u vendosën në një tabelë ku pikërisht fjala “inaugurim” ishte shkruar gabimisht në gjuhën angelze.

Në vend të shkruhej inauguration, organizatorët e kishin shkruar “inaguration”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme