Galtier: Messi mund të shpallet sërish më i miri në botë

Prishtinë | 02 Tet 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Christophe Galtier beson se Lionel Messi mund të jetë sërish më i miri në botë.

Të shtunën mbrëma, argjentinasi shënoi gol në fitoren e Paris Saint-Germainit 2:1 kundër Nice, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligue 1 – transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Galtier foli për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Çdo mëngjes jam jashtëzakonisht i lumtur kur shoh Messin në stërvitje. Ai është në gjendje të mirë psikologjike tani, është shumë i lumtur”, tha trajneri i PSG-së.

“Ai është një lojtar që drejton lojën duke shënuar vazhdimisht. Ai e ruan etjen e tij për gola. A mund të shpallet sërish më i miri në botë? Po, nëse ai ruan këtë formë të jashtëzakonshme. Ai është i përgatitur në mënyrë perfektë”, shtoi francezi.

“Messi është i lumtur. Dhe kur është i lumtur, ai luan mirë”, deklaroi Galtier.

Këtë sezon, sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 12 ndeshje për parisienët në të gjitha garat. 

Të ngjashme