Galtier në listën e Lazios

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Christophe Galtier është kandidati i fundit për ta marrë stolin e Lazio, bashkë me Maurizio Sarrin, Andre Villas Boas dhe Sinisa Mihajlovic

Simone Inzaghi u largua nga Lazio duke nënshkruar kontratë dy vjeçare me Interin, kështu që bardhekaltërit duhet që të gjejnë një zëvendësues të tij. Sarri mbetet favorit dhe pritet që të këtë një takim me presidentin Claudio Lotito këtë mbrëmja.

Villas Boas ishte paraparë që të aterojë sonte në Romë, por Tuttomercatoweb raporton se ai e ka anuluar udhëtimin. Kandidati i ri për këtë rol është Galtier, i cili sapo ka fituar Ligue 1 me Lille.

Ai ishte rrugës për t’u emëruar trajner i OGC Nice, por duket se ka probleme pasi që Lille kërkon kompensim që ai të largohet, pasi që ka edhe një vit kontratë më këtë skuadër. Lazio nuk është e vetmja skuadër që është e interesuar për Galtier, për të cilin është shkruar se mund ta marrë edhe drejtimin e Real Madridit dhe Tottenham Hotspurit.

Të ngjashme