Gara 1 milion dollarë e dizajnuar që të thyejë më të mirët e botës

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Është dhjetor në Islandë dhe rreth 500 njerëz janë bërë bashkë në një luginë larg rrugës turistike, “Rrethi i Artë”.

Ata nuk janë aty për të parë bukurinë natyrore. Janë aty për të sfiduar garën më të vështirë të jetës së tyre, një garë “të dizajnuar për të thyer edhe sportistët më të mirë në botë”.

Gjatë 24 orëve të ardhshme ata do të vrapojnë rreth një shtegu me pengesa të stilit ushtarak, duke kompletuar sa më tepër rrathë që munden. Dhe njëri nga ta do të fitojë një milion dollarë.

Mirë se vini në “Spartan Ultra World Championship”.

Gara nis në mesditë me një hyrje 5-kilometërshe nëpër qytetin e vogël Hveragerdi, 45 kilometra në lindje të Reykjavikut. Është një vend me aktivitet gjeotermal. Shtylla me avull ngrihen nga burimet e nxehta.

Është një garues që kualifikohet për çmimin kryesor. Anglezi Jon Albon do të bëhet milioner brenda natës nëse fiton garën dhe arrin 100 milje (160 kilometra) gjatë këtij procesi. Nëse rivali Ryan Atkins triumfon, atëherë kanadezi do të fitojë së paku 100 mijë dollarë.

Të ngjashme