“Gara Olimpike 2019” nis në Ferizaj, vazhdon në 28 komuna të Kosovës

Ferizaj | 27 Maj 2019 | 10:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ferizaj u hap “Gara Olimpike 2019” për fëmijët e lindur në vitin 2008 në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Me këtë rast Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky aktivitet po mbahet në 28 komuna të Kosovës.

“Është kënaqësi që sot jam në Ferizaj për të hap këtë ditë ky aktivitet po mbahet në 28 Komuna të Kosovës dhe janë një varg aktivitetesh që e ngërthejnë në vete këtë manifestim. Në këtë ditë shumë vite më parë në një gjendje jo shumë të mirë është themeluar është KOK-u në një mekanizëm që ka zhvillu aktivitete të shumta edhe në kohën kur Kosova ka qenë e okupuar. Është një ngjarje e rëndësishme edhe dita e Komitetit Olimpik pasi sot është edhe ditëlindja e tyre sot Kosova dhe të rinjtë e Kosovës janë pjesë e shumë olimpiadave botërore”.

“…Sot do nënshkruajmë edhe disa memorandume që do të jenë nën funksion dhe zhvillim të sportit por edhe në ndërtimin e infrastrukturës sportive. 2 milionë e gjysmë shifra e projektit”, tha Gashi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, tha se qyteti ky qytet nuk është zgjedhur rastësisht për hapjen e ‘Ditës Olimpike’ pasi që sipas tij vet është qytet olimpik.

“Sot iu uroj Ditën Olimpike dhe shprehë falënderim që Ministri Gashi ka vendosur që pikërisht të shënoj këtë ditë në Ferizaj dhe e konsideroj si jo të rastësishme këtë zgjedhje duke pasur parasysh që Ferizaj është qytet olimpik. Një bashkëpunim i tillë do japim vazhdueshëm rezultate që presin qytetarët nga ne. Mbështetja jonë do jetë një mbështetje cilësore jo vetëm në aspektin financiar por edhe në ndërtimin e aspekteve infrastrukturore. Ferizaj është qytet i diversitetit dhe çelës i suksesit pasi e njeh këtë diversitet. Mbështetja për rininë është një sukses i garantuar”.

Në fund u ndanë edhe 3 medalje për 3 vendet e para të cilat i fituan fëmijët në këtë ditë.

Të ngjashme