Garcia i mbijeton nokdaunit për ta mposhtur Campbellin

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Ryna Garcia i mbijetoi një nokdauni dhe u çua në këmbë nga dyshemeja për ta mposhtur Luke Campbellin me nokaut teknik në Dallas.

Shpresat e Luke Campbell për të pasur një mundësi tjetër për të luftuar për titullin e botës e morën një goditje të rëndë pasi ai nuk ia doli të fitojë kundër Garcias, pavarësisht se e kishte në dorë meksikanin, transmeton Gazeta Express.

Në një luftë dramatike në kategorinë e lehtë, britaniku Campbell e hodhi boksierin meksikan në dysheme në rundin e dytë, pasi ia dha një goditje të fuqishme me të majtën.

Por Garcia gjeti forcë dhe zemër për t’u çuar në këmbë dhe e vazhdoi luftën.

Campbell i mbijetoi një sulmi të vështirë në rundin e pestë, por një goditje shkatërruese në trup ishte e mjaftueshme për Garcian të fitojë në rundin e shtatë.

33-vjeçari nga Britania e Madhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte pas asaj goditjeje dhe meçi u ndërpre.

“Më ke mësuar shumë”, i tha Garcia Campbellit kur dyshja u përqafua pas meçit.

“Mendoj se shumë njerëzve iu kam treguar se kush jam unë në të vërtetë. Sot e dëshmova se jam i veçantë”, tha Garcia. 

Të ngjashme