Garë e ashpër në mes të Realit e Barçës për Lautaron

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi argjentinas i Interit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, pas shkëlqimit me “Nerazzurri” këtë sezon.

Real Madridi dhe Barcelona janë futur në garë të ashpër për futbollistin e Interit, Lautaro Martinez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “TyC Sports”.

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në fanellën e “Nerazzurri” këtë edicion dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin atij.

“Los Blancos” raportohet se janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e shkëputjes së kontratës së futbollistit, e cila është vendosur 110 milionë euro nga Interi.

Ndërkohë, edhe kampioni aktual spanjoll është i nxehtë që ta transferojë përfaqësuesin argjentinas, të cilin e sheh si pasardhës ideal të Luis Suarezit.

Pra, gjatë verës pritet një luftë e madhe në mes të dy klubeve më të mëdha spanjolle për Lautaron, të cilin ndërkohë e pëlqen edhe Manchester United. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme