Garë e fortë mes ish-kampionëve në kategorinë e dytë

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Prej shtatë ekipeve në Ligën e Parë që po luftojnë për t’u kthyer në Superligë, katër prej tyre kanë fituar tituj kampioni që prej pavarësimit të sportit.

Vushtrria, Dukagjini, Besa dhe Trepça janë skuadrat me traditë dhe që në vitrina kanë trofe të kampionit, por në kohën e sotme nuk po shndrisin si dikur, shkruan sot Koha Ditore. 

Në garë për kthim në elitë është edhe një tjetër skuadër e madhe, Vëllaznimi, që në kohën para pavarësimit të futbollit ka fituar disa tituj të Kosovës, më shumë se cilado prej këtyre.

Përderisa Vushtrria, Dukagjini, Besa e Vëllaznimi po luftojnë për t’u inkuadruar direkt në Superligë, skuadra e Trepçës një mundësi të tillë po e kërkon nëpërmjet barazhit.

Dy vendet e para të Ligës së Parë sigurojnë direkt futjen në Superligë për edicionin e ardhshëm derisa i treti dhe i katërti luajnë ndeshje barazhi me dy ekipet elitare që përfundojnë në pozitat nëntë e dhjetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme