Garë mes Man Unitedit dhe Liverpoolit

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të futen në një betejë jashtë fushës, në tregun e transferimeve verën që vjen, sipas Tuttosportit.

Sipas gazetës italiane dy gjigantët anglezë Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë të gatshme të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Iscon, sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Spanjolli nuk është më i pëlqyer në skuadrën e Madridit nën urdhrat e Santiago Solarit, dhe mund të lejohet të largohet nga klubi në verë.

Isco është paraqitur në vetëm 16 ndeshje për Madridin në total në La Liga këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme